Subscribe

Ish-nënkryetarja e Partisë Demokratike Jozefina Topalli, deklaron se bojkoti i zgjedhjeve nuk është opsion per opozitën. Nga çadra e vendosur para Kryeministrisë, Topalli iu kundërpërgjigjet atyre qe brenda PD apo ne media, kane mbrojtur idenë qe opozita te mos marre pjese ne zgjedhjet parlamentare, duke vene ne dukje se kjo do te ishte vetëvrasje per Partine Demokratike, një pozicion qe Topalli e ka mbrojtur edhe ne mbledhjet e grupit parlamentar sa here është ngritur kjo çështje.

 

“Këtu pastaj është vija ndarëse se unë e gjykoj se do ishte një “suicid” politik e do të ishte një tradhti ndaj të gjithë këtyre që janë këtu dhe ndaj gjithë familjeve të tyre dhe të tjerët që mendojnë se një herë në 4 vjet, vjen mundësia për të shprehur vullnetin e tyre për të ndryshuar situatën. Dhe në këtë kuptim, unë besoj se nëse ne do të ecim në sintoni me dhimbjen dhe dëshirën e madhe të qytetarëve shqiptarë për të ndryshuar gjëra, ne do ta arrijmë pavarësisht kushteve jashtëzakonisht të vështira për të arritur në zgjedhje”.

 

Por Topalli mbështet bojkotin e parlamentit, edhe pse faktori ndërkombëtar i ka bere thirrje PD te kthehet ne Kuvend.

 

“Është krejt normale që ndërkombëtarët të mos jenë idhtarë të bojkotit, edhe unë personalisht si ish-kryetare e kuvendit, nuk është se kam ndonjë qejf të madh kur bojkotohet Parlamenti, por situata e imponon dhe në këtë kuptim unë respektoj vendimin e grupit”.

 

Ish-numri dy i PD mbetet një prej atyre demokrateve qe besojnë se opozita nuk duhet t’i mbaje sytë tek Ilir Meta.

 

“Skam qënë asnjëherë në grupin e atyre që mendojnë se nga cic micet e kryetarëve të partive mund të ndryshojë situata, unë besoj tek forca e fuqia e njerëzve, të atyre që vijnë këtu”.

 

Sipas Topallit, lidershipit te PD i lind detyrimi qe ne këtë faze ta përshkallëzoje protestën.

 

“Unë besoj se kjo protestë duhet zgjeruar, duhet thelluar, duhet përhapur dhe në fakt është një domosdoshmëri. Nëqoftëse në protestën e mëparshme ishin qytetarët që na prinë ne, kësaj radhe duhet të jeta politika, opozita që ti prijë protestës dhe qytetarëve në mënyrë që shikimin e tyre të humbur dhe të pashpresë ta kthejmë në një rreze drite për ta, për fëmijët e tyre e për familjet e tyre”.

 

Sipas Topallit, ka ardhur koha qe opozita te përmbushe pritshmerite e qytetareve qe i janë bashkuar protestës e te beje te mundur hapjen e një faqeje te re ne historinë e Shqipërisë se pas viteve ’90.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *