“Nuk e di, duhet ta pyesni atë, jo mua” – kështu ka thënë Jose Mourinho përballë pyetjes së gazetarëve nëse do të largohet apo jo Wayne Rooney nga Manchester United. 31-vjecari, i cili pak javë më parë festoi golin e 250-të me “Djajtë e Kuq” duke u bërë golashënuesi historik i klubit, thuhet se mund të largohet me destinacion Kinën.

 

Operacioni për transferimin e tij mund të përmbyllet brenda javës, në një kohë që hapësira e merkatos në Azinë e Largët mbyllet në fund të muajit. Rooney thuhet se ka marrë shumë oferta, një prej të cilave i kapërcen 30 milionë paundët në vit.

 

Por përballë kësaj vale të madhe spekulimesh, gazetarët kanë rendur të marrin konfirmime nga trajneri i Manchester United-it, Jose Mourinho. Ky i fundit nuk i ka kënaqur aspak, përkundrazi. “Duhet ta pyesni atë për këtë cështje! Sigurisht unë s’i garantoj dot askujt asgjë, s’mund të garantoj nëse do jem unë këtu javën tjetër, si mund të them nëse ndonjë lojtar i imi do jetë me skuadrën edhe sezonin që do vijë” – tha Mourinho, i cili në muajin tetor, përballë kësaj teme pati theksuar hapur se Rooney nuk do të lëvizë askund.

 

Portugezi në fakt javën që shkoi tha se “një legjendë e United-it e ka të lidhur fatin e tij vetëm me këtë skuadër”. Rooney aktualisht ka një kontratë të vlefshme deri në vitin 2019-të. Mourinho tha për këtë pjesë se cështja e largimit i përket vetëm atij, pasi në tërësi ai është i lumtur që e ka në skuadër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *