Për presidentin amerikan Barack Obama zgjedhja e Donald Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë do të rrezikonte jo vetëm SHBA, por të gjithë boten. Duke folur gjatë nje takimi elektoral në Karolinën e Veriut, Obama u bëri thirrje demokratëve të të gjitha perkatësive etnike të votojnë për Hillary Clinton.

Ju keni ne duar fatin e republikës. Edhe fati i botës ështe ne lojë dhe ne duhet të jemi të sigurtë se do të shkojmë në drejtimin e duhur.  Une nuk jam ne fletët e votimit, por  ju them se ndershmëria eshte ne to, drejtësia është në to, progresi dhe demokracia jonë është në to”.

Obama tha se Trump përbën kërcënim për të drejtat civile. Por multimiliarderi u kundërpërgjigj duke thënë se presidenti duhet të ndalonte së bëri fushatë dhe të fokusohej në drejtimin e vendit.

“Unë e kam parë Hillary ditët e fundit dhe ajo është e cmendur. Ajo nuk është mirë mendërisht dhe nëse do të zgjidhej presidente do të krijohej një krizë kushtetuese e tejzgjatur dhe e paprecedentë. A nuk e kaluam diçka të tillë me Clintonët? 

Më herët, presidenti Obama kritikoi shefin e FBI, James Comey për rihapjen e hetimeve për e-mailet e Clinton, duke deklaruar se kjo nuk duhet të ndodhte mbi bazën e aludimeve, apo informacioneve të paplota. Duke iu referuar sondazheve, gara mes dy rivalëve është shumë e ngushtë, c’ka vihet re edhe ne shtetet e konsideruara të lëkundura.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *