Fitore e rëndësishme për Juventus ne takimin e pare te vlefshëm per raundin e 1/8-ve te Uefa Champions League. Ne fushën e vështirë te “Do Dragaos”, “Zonja e Vjetër” mundi Porton 2-0 duke hedhur nje hap te rëndësishëm drejt kualifikimit. Me mire se kaq nuk mund te shkonte për skuadrën e Alegrit, një ndeshje ku luajti ne superioritet numerik për rreth një ore, e kontrolluar me qetësi ne mesfushe e duke goditur ne momentin e duhur fale dy ndërrimeve mjaft te zgjuara te numrit një te pankines juventine.

 

Ne fakt, episodi qe vendosi edhe rrjedhën e lojës ishte ai i minutës se 27, kur mbrojtësi Alex Telles ne harkun kohor te 60 sekondave, mori dy kartonë te verdhe, duke lënë skuadrën e Portos me një lojtar me pak. Qe nga ky moment, dominim total i italianeve, te cilët preken edhe shtyllën me Dibala. Ne momentin e duhur Alegri beri zëvendësimet e goditura Pjaca për Kuadrado e Dani Alvesh per Lihtshtainer. Dhe ishte pikërisht talenti kroat qe ne minutën e 72 arriti te zhbllokonte edhe shifrat, duke gjetur edhe golin e pare sezonal me fanellën e Juventus. Pësimi i golit i humbi dragonjve qetësinë dhe grinten dhe dy minuta me vone pësuan golin e dyte me Dani Alvesh. Goli i sigurisë per bardhezinjte te cilët kontrolluan kete rezultat deri ne fund ndërsa presin me qetësi tashme ndeshjen e kthimit. Gjithçka e hapur per kualifikimin ne sfidën tjetër edhe fitore per Seviljen.

 

Ne Ramon Sanchez Pizuan, andaluzit fituan 2-1 ndaj Leicester, por goli ne fushën kundërshtare i jep mjaft shpresë “dhelprave” te teknikut Ranieri te shpresojnë per te vazhduar me tej ëndrrën evropiane. Spanjollet e nisen mjaft fort takimin dhe ne minutën e 13 kishin mundësinë e avantazhit, por Correa nuk u tregua i sakte nga pika e bardhe e penalltisë, kjo dhe për merite te portierit Shmaikel. Gjithsesi, presioni i vendasve u konkretizua ne minutën e 26 kur Sarabia arriti te zhbllokonte rezultatin.

 

Ne minutën e 62 Correa rikuperoi gabimin duke shënuar edhe golin e dyte per Seviljen, por 11 minuta me vone Jamy Vardy hapi çështjen kualifikim kur pas nje pasimi te Drinkuoter mposhti portierin kundërshtar. Ne finalen e takimit vendasit te gjithë ne sulm per golin e sigurisë, duke prekur edhe shtyllën me rami por pa arritur te siglonin fitoren e qetësisë me kualifikimin qe tashme do te vendoset ne 14 mars ne “King Power Stadium” për te dy skuadrat.

 

 

 

Ndërkohe ne ndeshjen tjetër të transmetuar në Vizion Plus, Sevilla fitoi 2 me 1 aktin e parë ndaj Leicester, rezultat që i favorizon paksa, por nuk i kënaq spanjollet. Kjo pasi Sevilla dominoi thuajse totalisht ndeshjen duke humbur fillimisht një 11-metersh në minutën e 14 me Korrean. Pavarësisht kësaj të zotët e  shtëpisë shënuan me Sarabia me kokë në minutën e 25.

 

Në pjesën e dytë Korrea shleu gabimin dhe dyfishoi shifrat për andaluzianet që teksa përpiqeshin të shënonin edhe golin e trete, e pësuan në një nga sulmet e pakta të anglezeve në minutën e 73 kur Drinkwoter shërbeu per Vardin i cili nuk gaboi duke mbajtur ne lojë për kualifikimin historik ne çerekfinale, skuadrën e trajnerit Ranieri.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *