Modelja, Karruche Tran, ka kërkuar urdhër mbrojtjeje ndaj këngëtarit Chris Brown dhe jo për një kohë të shkurtër, por përgjithmonë. Tran ka kërkuar në gjykatë, që ish-i dashuri i saj, Brown, t’i qëndrojë sa më larg, pasi sipas saj e ka kërcënuar se do ta vrasë.

 

Kallëzimi është bërë në datën 17 shkurt me pretendimin se këngëtari është përpjekur ta ngacmojë modelen kohët e fundit. “Ai më kërcënoi se do më vriste në sy të të tjerëve. Më ka kërcënuar me mesazhe dhe jo vetëm mua, por edhe miqtë e mi”,- është shprehur në deklaratë Tran.

 

“Kam të ruajtura mesazhe të muajit dhjetor dhe janar ku më thoshte se do ma kthente jetën në ferr, askush nuk mund të më kishte mua pasi ai do më vriste”. Modelja është shprehur se abuzimi ka nisur vite më pare, kur ata ishin të dashur. Sipas saj, Criss Brown e ka goditur në stomak dhe e ka shtyrë nga shkallët.

 

Karruche ka kërkuar urdhër mbrojtje edhe për nënën dhe djalin e saj, pasi nuk dëshiron që ata të jenë në rrezik. Një burim është shprehur se këngëtari  ka tentuar disa herë të rikthehet me Karruche, që pas ndarjes në vitin 2014, por ajo nuk ka pranuar pasi nuk ndihej gati.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *