Subscribe

Per here te pare, lideri i opozitës Lulzim Basha, ka goditur marrëveshjen e 2008 per ndryshimin e sistemit zgjedhor nga mazhoritar i përziere me elemente te proporcionalit ne nje sistem proporcional rajonal. Gjate takimit me strukturat e partisë ne njësinë 7, Basha ka folur per bashkëfajësi ne miratimin e sistemit, duke paralajmëruar edhe ndryshimin e tij.

“Sot kemi një sistem politik për të cilin jemi bashkëfajtorë. E nisëm me idenë që rajonal-proporcionali do të eliminonte dallkaukët, pse jo edhe kriminelët por falë Edi Ramës ky u kthye në djepin e krimit në politikë. Duke përdorur atributet që ka kryetari i partisë, listat e Partisë Socialiste u bënë si listat e galerave të Italisë, Belgjikës, ku shkoi i mori kriminelët dhe i solli. Ne do të shqyrtojmë të gjitha mënyrat dhe format për ti dhënë fund këtij sistemi, për të mbushur hendekun midis vendimmarrësve dhe zgjedhësit, për të fuqizuar zgjedhësit.

Por debati per nje sistem te ri zgjedhor, duket se do te prese, pasi prioritet per demokratet është garantimi i votes se shqiptareve.

“Pa i prerë tentakulat e krimit nuk ka dhe nuk mund të ketë proces të ndershëm zgjedhor. Nuk ka rrugë tjetër përveçse të insistojmë në atë që është konkluzion i disa proceseve zgjedhore dhe i disa proceseve të tjera në raport me luftën kundër krimit dhe drogës, dhe të kërkojmë largimin me çdo kusht të Edi Ramës. Dhe të garantojmë përmes një qeverisje pa Edi Ramën kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Në qoftë se procesi garantohet dhe ne duhet ta garantojmë patjetër procesin, atëherë ne duhet të jemi gati të prezantojmë skemat elektorale bashkëkohore që garantojnë që qytetari fuqizohet në vendimmarrje.”

Sipas Bashes, droga dhe kriminelet janë fijet qe mbajnë Edi Ramen ne pushtet.

“Kriminelët u futën në politikë si pjesë e planit të Edi Ramës për të marrë pushtetin. Pas kalimit të ligjit të dekriminalizimit dhe të betejës politike që ne patëm për kalimin e këtij ligji, Edi Rama me ndërgjegje ndaloi zbatimin e këtij ligji duke mbajtur figura të komprementuara, të njohura ndërkombëtarisht si Elvis Roshi apo si Artur Bushi në krye të bashkive, e me dhjetëra e me qindra të tjerë të kalibrave të ndryshëm kudo në strukturat shtetërore. Këta i hapën rrugë kultivimit të drogës. Droga është një produkt i drejtpërdrejtë i simbiozës krim-pushtet.”

Deklaratat e Bashes per sistemin zgjedhor vijne ne mes nje debati te hapur nga partitë e vogla ne mbështetje te listave te hapura per deputet si nje ide qe iu jep me shume pushtet qytetareve, por qe eshte hedhur poshte nga kryeministri Rama si dhe nga figura te rëndësishme te PD.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *