Autoritetet serbe kane nisur hetimet mbi arsenalin e armeve te zbuluar mbrëmjen e se shtunës pranë shtëpisë se prindërve te kryeministrit Aleksandër Vuçic ne Jajinci. Armët, granata dore e municione u gjeten ne nje pyll pranë nje kryqëzimi, ku kalonte eskorta e kryeministrit. Ministri i mbrojtjes Stefanoviç, tha se jeta e kryeministrit dhe familjes se tij nuk u rrezikua dhe ata u vendosen ne nje vend te sigurte. Hetimet vijojnë ne disa pista per te zbuluar se kush qëndron pas kësaj ngjarjeje, por ende nuk ka ndonjë person te arrestuar. Vuçic deklaroi se nuk beson te gjetja e armeve ishte pjese e nje përpjekjeje per ta vrare ate. Siguria e kryeministrit serb dhe zyrtareve te larte është shtuar qe pas atentatit te vitit 2003, qe i mori jetën kryeministrit Zoran Gjingjiç.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *