Zgjedhjet në SHBA që do të mbahen në datën 5 nëntor kanë nxitur debate të shumta. Presidenti aktual Joe Biden dhe Donald Trump do të përballen sot me njëri tjetrin në një debat në CNN.  Kjo do të jetë edhe përballja e parë mes dy kandidatëve përpara zgjedhjeve të 5 nëntorit, teksa parashikohet të këtë dy të tilla.

Debati 01:00 pas mesnatës së sotme. Ajo zhvillohet drejtpërdrejt në CNN nga Atlanta, Georgia. BBC do të ketë një ekip reporterësh që do të ofrojnë analiza, kontrolle faktesh dhe reagimet.

Prezantuesit veteran të CNN, Jake Tapper dhe Dana Bash do të moderojnë debatin. Rrjeti thotë se do të zgjasë 90 minuta dhe do të përfshijë dy pauza reklamash. Stafi i fushatës nuk lejohet të ndërveprojë me asnjërin nga kandidatët gjatë rrjedhës së ngjarjes, duke përfshirë çdo pushim.

Secilit kandidat do t’i jepet një stilolaps, një copë letre dhe një shishe me ujë . Ndryshe nga përballjet e tyre të mëparshme, kandidatëve do t’u hiqet mikrofonët, përveç kur është radha e tyre për të folur./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *