Ka shenja se pjesëmarrja në zgjedhjet parlamentare të Francës do të jetë ndër më të mëdhatë në dekada, sipas statistikave të publikuara nga ministria e brendshme. Në orën 17:00, pjesëmarrja ishte 59.39%, një përqindje kjo pak më e lartë se zgjedhjet e mëparshme.

Në vitin 2022 pjesëmarrja përkatëse ishte 39,42%, ndërsa në vitin 2017 ishte 40,75%. Kjo është pjesëmarrja më e madhe në zgjedhjet parlamentare që nga viti 1978, përveç atyre të vitit 1986 që u mbajtën në një raund.

Madje, ritmi duket se po përshpejtohet pasi, bazuar në të dhënat e Ministrisë së Brendshme franceze, në orën 12 të mesditës kishin votuar 25.9% e votuesve të regjistruar, krahasuar me 18.43% që kishin votuar në të njëjtën kohë në zgjedhjet parlamentare të 2022 dhe 19. 25% në 2017.

Vendvotimet do të mbyllen në orën 20:00. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *