Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në aksin Gjirokastër-Kakavijë.

Makina e policisë është përplasur me një mjet tjetër, e si pasojë janë lënduar rëndë dy persona, mes tyre dhe një efektiv policie.

“Rreth orës 15:40, në aksin rrugor “Gjirokastër-Kakavijë”, në vendin e quajtur Kordhocë, janë përfshirë në aksident rrugor automjeti i policisë me drejtues shtetasin D. P., (oficer policie) dhe automjeti me drejtues shtetasin S. B. Nga aksidenti janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve dhe 1 pasagjerë (punonjës policie), të cilët ndodhen në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *