Subscribe

Ish- efektivi i RENEA-s, Arbër Paplekaj shpallet fajtor për vrasjen e biznesmenit Pjerin Xhuvanit në kushtet e Tronditjes së rëndë psikike. Ai u dënua me vendim të formës së prerë me 7 vjet burg nga Gjykata e Apelit të Përgjithshëm që ndryshoi edhe vendimin e shkallës së parë duke i rikualifikuar veprën penale të “Vrasjes në Rrethana Cilësuese”.

Ndërkohë, ish-efektivët e akuzuar për “shpërdorim detyre”, Apeli i shpalli të pafajshëm. Bëhet fjalë për dy ish-zëvendësdrejtorët e Policisë së Elbasanit, Albert Nushi dhe Nikollaq Palla, si edhe shtatë efektivët e “Shqiponjave”.

Korrikun e vitit të kaluar ish- efektivi i RENEA-s u dënua me 22 vjet heqje lirie “Për Vrasje Në Rrethana Cilësuese” të biznesmenit Pjerin Xhuvani, një vendim ky që më pas u kundërshtua në Apel.

Përplasja e bujshme me armë ndodhi më 21 prill të 2021, vetëm katër ditë përpara zgjedhjeve të përgjithshme të atij viti. Partia Demokratike, asokohe ngriti një njësi të posacme infomale, e cila shërbente për ruajtjen e votes. Kjo Strukturë kishte dyshime se në makinën e shefit të shtabit të Partisë Socialiste shpërndaheshin para në këmbim të votes.

Paplekaj ishte pjesë e kësaj strukture e njëherësh shoqërues i deputetit demokrat, Gazment Bardhi që kandidonte pikërisht në qarkun e Elbasanit. Ky ishte edhe momenti që shenjoi tragjedinë.

Ndonëse në terren shkuan edhe zyrtarë të policisë, si dhe efektivë të Shqiponjave vdekja e Pjerin Xhuvanit nuk u parandalua dot. Arbër Paplekaj u gjykua nga Gjykata e shkallës së Parë në Elbasan si personi që shkrepi armën ndaj tij, gjë për të cilën ai vetë thotë se e ka kryer i kushtëzuar nga rrethanat në të cilat u gjend në kushtet e vetëmbrojtjes./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *