Një 45-vjeçar është arrestuar pasditen e kësaj të hënë në Ksamil, pasi theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

45-vjeçari me iniciale G.XH. dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në një supermarket në qytetin e Sarandës.

Komisariati i Policisë Sarandë arrestoi shtetasin G. Xh., 45 vjeç, banues në Ksamil, sepse dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në një supermarket në lagjen nr. 1, Sarandë, pasi ka dalë nga banesa duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të cilën ia kishte caktuar Gjykata e Sarandës”,  njofton policia./vizionplus.tv

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *