Viktima e fundit për shkak të sëmundjes Covid-19 është një 67 vjeçar nga Tirana. I ndjeri ndërroi jetë në Spitalin Infektiv, pas gjashtë ditësh në gjendje kritike për jetën. Përveç se ishte me frymëmarrje të drejtuar, paralelisht kryente edhe hemodializën.

 

 

Për herë të parë në 26 ditët e pandemisë, në orët e fundit është kryer numri më i lartë i testimeve, 216 të tilla.

 

 

71 pacientë mbartës të virusit janë të shtruar në dy spitalet, te “Nënë Tereza” dhe “Shefqet Ndroqi”. Në gjendje kritike për jetën janë tre.

 

 

Listës së të shëruarve i shtohen edhe 10 pacientë, mes të cilëve 3 infermierë dhe mjeku veteran Dhimitër Kraja.

 

 

Rastet e reja të identifikuara me koronavirus, mes të cilëve edhe mjeku i njohur reanimator Roland Xhaxho, rrisin numrin e të prekurve në Tiranë, Durrës,Elbasan, Has, Lushnje, Kavajë, Lezhë dhe Shkodër. Harta e përhapjes mbetet e njëjtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *