Një tentativë për gusht shteti dyshohet se ka ndodhur ditën e mërkurë në Bolivi, pasi trupa të armatosur kanë mësyrë në selinë e Presidencës.

Në një dalje për mediat presidenti bolivian, Luis Arce ka kërkuar që demokracia të “respektohet” pasi ushtarët u raportuan se ishin zhvendosur në qendër La Paz.

Ish-presidenti Evo Morales paralajmëroi për një “grusht shteti” të afërt, duke akuzuar gjeneralin Juan José Zúñiga se planifikonte të merrte pushtetin.


“Tre shefat e forcave të armatosura kanë ardhur për të shprehur shqetësimin tonë. Do të ketë një kabinet të ri ministrash, me siguri gjërat do të ndryshojnë, por vendi ynë nuk mund të vazhdojë më kështu,” tha gjenerali Juan Jose Zuniga.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *