Subscribe

Reshje të shumta shiu pasditen e sotme në qytetin e Korçës dhe fshatrat përreth.

Reshjet me intensitet të lartë shiu kanë bërë atë që ujërat të dalin mbi sipërfaqe e rrugëve në veçanti në unazën e këtij qyteti duke vështirësuar edhe qarkullimin e mjeteve.

Në zonat periferike të qytetit të Korçës ka patur edhe breshër por deri tani nuk janë raportuar dëme në frutikulture dhe në bimët prashitëse.

Gjatë këtyre ditëve ka patur reshje të shumta shiu shoqëruar me breshër edhe në Ersekë por dhe fshatra të Korçës duke shkaktuar jo pak dëme në kulturat bujqësore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *