Subscribe

Reshjet e dendura të shiut “pushtuan” vendin tonë, duke pasuar kështu temperaturat e larta që shoqëruar të gjithë territorin gjatë muajit qershor.

Mjaftuan vetëm disa minuta reshje të dendura dhe disa zona të vendit u përmbytën, duke krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve.

Rrugë të ndryshme të kryeqytetit u përmbytën, por probleme nuk u regjistruan vetëm në Tiranë.

Po ashtu, në Lezhë situata u paraqit e vështirë, pasi siç dallohet në pamjet e siguruara, rrugët janë përmbytur nga uji që vërshon mbi to.

E njëjta situatë është regjistruar edhe në Fushë-Krujë, ku tregu i fruta-perimeve u përmbyt, duke vënë në vështirësi tregtarët. Këta të fundit nisën të zhbllokonin vullnetarisht pusetat, në mënyrë që produktet e tyre të shpëtoheshin.

Temperaturat priten të rriten përgjatë kësaj jave, por në fillimin e javës tjetër parashikohet rikthim reshjesh.

Megjithatë, temperaturat do të rriten me disa gradë, pas uljes së ndjeshme të ditëve të fundit./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *