Humbja e Shqipërisë me Spanjën mbrëmjen e kaluar la shije të hidhur të lojtarët, të cilët ishin përgatitur të merrnin diçka më shumë, pasi ishin përgatitur përgjatë gjithë javës.

Megjithatë përkrahja dhe mbështetja e tifozëve ndaj futbollistëve nuk mungoi pavarësisht eliminimit. Madje pati nga ata që morën edhe oferta “serioze”, jo për të ndërruar skuadër, por për martesë.

Një suprizë e tillë i erdhi LIVE mesfushorit luftarak, Qazim Laçi, gjatë transmetimit të “Euro Cup Nights” që transmetohet çdo mbrëmje në orën 23:00 në Vizion plus dhe Tring.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Tring TV (@tring_albania)


Ndërsa gazetari po raportonte nga qendra e Tiranës atmosferën post ndeshjes, një tifoze doli para kameras me një pankartë në dorë ku shkruhej: “Laçi martohu me mua”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *