Subscribe

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme para dyerve të SPAK, ku një 63-vjeçar i identifikuar si P.T tentoi t’i japë fund jetës duke pirë helm.

Vizion Plus ka siguruar pamjet pak momente para se 63-vjeçari të pinte lëndë helmuese. Ai shihet para dyerve të SPAK duke qarë dhe duket i përhumbur.

Lexo edhe :

Related Posts

Burime për Vizion Plus bënë me dije më herët se P.T kishte kërkuar takim me kreun e SPAK, por pa dhënë shpjegime se cilat ishin arsyet.

Pak çaste më pas ka konsumuar lëndë helmuese. Ai është dërguar menjëherë në spital ku po i jepet ndihmë mjekësore pasi ndodhet në gjendje të rëndë.

Dyshohet se 63-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Njoftimi:

Më datë 02.07.2024, në rrugën “Panorama”, përballë godinës së Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, shtetasi P. T., 63 vjeç, dyshohet se ka konsumuar fostoksinë dhe aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *