Nga Mimoza Ibra

Numri i familjeve që kanë të instaluar panele diellore në banesë ka pësuar rritje të konsiderueshme, në krahasim me vitin 2011, sipas përgjigjeve të grumbulluara gjatë censit.

Ekspertët e tregut e shpjegojnë këtë interes të shtuar me 3 argumente:

“E para në vitin 2011 ka munguar kuadri ligjor për ata qytetarë që donin të implementonin panele në banesat e tyre. Edhe informacioni mungonte dhe qytetarët nuk e dinin çfarë ishin dhe çfarë benefitesh kishin. Ndikoi edhe kriza dhe qytetrët u shtynë për të vendosur në banest e tyre panele. Një familje që vendos panele fotovoltaike e zgjedh vetë formën e instalimit, por mund të shkojë deri në zerimin e konsumit të energjisë elektrike. Kjo përkthehet në benefite financiare për familjet që kanë konsum të madh të energjisë elektrike. Kur ti investon ka kosto të caktuar, por më pas investimi kthehet brenda 4-5 vitesh.”, tha Azmer Duleviç, ekspert i tregut energjetik.

Për të shtuar më tej numrin e familjeve që kanë panele në shtëpi, ekspertët sugjerojnë mbështetje të mëtejshme financiare dhe një plan investimi në pallate.

“Është pak krahasuar me nr total të abonenbëve. Që të rritet nr ka nevojë për subvencione, për të shtyrë familjarët të investojnë në këtë drejtim. Trendi në vazhdim do të jetë te vetëprodhimi i energjisë elektrike edhe nga familjarët sepse ul faturën financiare. Mund të zgjidhet që opër ndriçimin e përbashkët, pompat, ashensorin, të vendosen në katin e fundit panele fotovoltaike për këto shërbime. Të vendosen nga ndërtuesit. Për vetë qytetarët që jetojnë në pallate është e vështirë sepse duhet zgjidhur çëshytja e pronësisë, shpesh herë tarracat janë të zëna me depozita.”, shtoi Duleviç.

Në vitin 2022, 2 mijë famije përfituan nga mbështetja e qeverisë me 70% të kostos për panelet për ngrohjen e ujit. Premtimi i qeverisë është që për të njëjtin program do të ketë edhe një thirrje të dytë me 20 mijë përfitues, por aplikimet nuk janë hapur ende./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *