Subscribe

Olsi Rama, vëllai i kryeministrit, është paraqitur sërish këtë të premte në Prokurorinë e Posaçme. Ai tha se kishte shkuar në SPAK për të marrë një përgjigje nga organi i hetimit, por pa dhënë detaje se për çfarë bëhej fjalë.

Më herët Olsi Rama ka bërë një kallëzim në Strukturën e Posaçme kundër Gazment Bardhit për akuzën e shpifjes, në lidhje me akuzat e deputetit të opozitës i cili deklaroi se vëllai i kryeministrit ka qenë i lidhur me laboratorin e drogës në Xibrakë.

Lexo edhe :

Related Posts

“Nuk e di se çfarë ka vendosur prokuroria për kallëzimin tim. Do e shoh dhe do ju njoftoj nëse është e domosdoshme. E kam bërë kallëzimin se është bërë një manipulim i madh. S’kam asnjë çerek lidhje me bosët e Xibrakës. Dëgjo, ju e dini shumë mirë se i kujt është automjeti. Ia kam marrë një personi në atë kohë për të bërë dy ditë udhëtim në Selanik. I kam mohuar të gjitha, se nuk ka asgjë të vërtetë. Do të vij sa herë të jetë nevoja”, tha Rama.

Ishte Gazmend Bardhi ai që iu drejtua SPAK-ut duke bërë një kallëzim ndaj Olsi Ramës duke e akuzuar si të përfshirë në laboratorin e drogës në Xibrakë në vitin 2015 e ndërsa më pas ky i fundit iu përgjigj po me një kallëzim për shpifje në Prokurori.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *