Një urdhër i pazakontë është dhënë sot për të gjitha strukturat e policisë për fikjen e kompjuterëve.

Urdhri është dhënë për  strukturat nga rendi e deri te ajo kufitare.

Ndërkohë më pas policia reagoi duke thënë se është kryer një procedurë në kuadër të forcimit të sigurisë.

Sipas policisë në bazë të një pune profesionale parandaluese, janë marrë masat për forcimin e garantimin e sigurisë dhe mirëfunksionimin e sistemeve në përdorim.

Hakerat iranianë përmes sulmeve kibernetike sulmuan disa sisteme të rëndësishme të policisë si TIMS dhe MEMEX./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *