Për të dytën ditë me radhë, ulet numri i pacienteve që aktualisht janë të sëmurë në Itali me Covid 19. Këtë të martë në totalin e pacienteve aktualisht pozitiv me koronavirus janë 528 persona më pak.

Dje ishin 108 mijë e 237 qytetare të sëmurë ndërsa sot janë 107 mijë e 709 të sëmurë.

Një e dhënë shumë positive që padiskutim lidhet edhe me numrin e madh të atyre që janë shëruar në orët e fundit. Janë plot 2729 persona që janë shëruar në 24 orët e fundit ( rekord më vete).

Ndërkohë rastet e reja me koronavirus këtë të martë janë 2729 nga më shumë se 52 mijë teste të bëra.

E vetmja e dhënë negative lidhet me numrin e lartë të viktimave. 534 persona kanë humbur jetën këtë të martë ndërsa të hënën numri I të vdekurve kishte qënë 454. Gjithsej ne Itali kane humbur jeten 24 mije e 648 persona.

Nderkohe 2471 persona ndodhen ende në terapi intensive, aty ku në 24 orët e fundit janë liruar më shumë se 100 shtreter.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *