Pasi përplasi një grup shpendësh, aeroplani i cili ishte drejtuar për në Melbourne është detyruar të bëjë ulje urgjente në aeroportin e Zelandës së Re.

Ende nuk është raportuar për persona të lënduar.

“Aeroplani i cili kishte 67 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekipit në bord, u ul në qytetin Invercargill të Zelandës së Re.  Fluturimi u devijua pasi një nga motorët mori flakë për shkak të një “goditjeje të mundshme të shpezëve”, tha shefi i operacioneve të linjës ajrore, Stuart Aggs.

Sipas “The Independent” numri i aeroplanëve të aeroportit të Zelandën e Re që goditen nga shpendët është rreth katër në çdo 10,000 fluturime, sipas të dhënave të Rregullatorit të Aviacionit të vendit. Pasojat janë të ndryshme varësisht se ku goditet aeroplani, madhësisë së zogjve dhe reagimit të pilotit. /vizionplus.tv

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *