Një 29-vjeçar ka rënë në pranga, pasi u kap në flagrancë me armë zjarri kallashnikov me vete.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e mbajtjes pa leje të armëve, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Strike 16”.

Si rezultat i operacionit, u vu në pranga shtetasi M. H., 29 vjeç, banues në Delvinë, pasi u kap në flagrancë me armë zjarri me vete, në aksin rrugor Delvinë-Sarandë, në afërsi të fshatit Bajkaj.

Shërbimet e Policisë sekuestruan në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit kallashnikov. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *