Kandidati kryesor ne garën e republikaneve per president, Donald Trump vazhdon te shkaktoje debate me deklaratat e tij. Kesaj here shkak është bere qëndrimi ndaj abortit, te cilin e ndryshoi brenda pak oresh. Grate duhen ndëshkuar per abortet e paligjshme, tha fillimisht Trump per nje televizion. Por me pas u vetekorrigjua duke deklaruar se jane mjeket qe kryejne keto ndërhyrje, ata qe duhet te mbajne përgjegjësi, pasi femrat mbeten viktima. Deklarata shkaktoi reagime dhe kritika jo vetëm nga rivalet, por edhe nga grupet kundër abortit.
Per kandidaten kryesore ne kampin demokrat Hillary Clinton ky ishte nje rast i mire per t’iu kundervene Trump. “Pikërisht kur mendoje se nuk mund të shkonte më keq se kaq. Tmerruese dhe njëkohësisht, tregon shume“, komentoi Clinton ne Twiiter. Sipas analisteve, kjo deklarate duhet te kete qene përpjekje per te fituar mbështetjen e votuesve konservatore, por dha efektin e kundërt pasi as grupet kundër abortit nuk e përkrahen.
Aborti ne SHBA eshte i ligjshëm qe nga viti 1973, pas nje vendimi te Gjykatës se Larte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *