Emigracioni ne Shtetet e Bashkuara do të pezullohet përkohësisht si një masë e shtuar për parandalimin e përhapjes së Covid 19.

Në një postim në rrjetin social tëitter, presidenti Donald Trump e konsideroi këtë vendim edhe si një nevojë për të mbrojtur vendet e punës për qytetarët amerikanë.

Por kanë mbetur shumë pikëpyetje mbi kohëzgjatjen si dhe mekanizmin që do të përdoret për regjime të caktuara të vizave. Shtëpia e bardhë ka deklaruar se do të japë sqarime të mëtejshme mbi këtë cështje.

Gjatë komunikimit të përditshëm me mediat, presidenti Trump deklaroi se niveli më i lartë i shpërthimit të pandemisë ka kaluar tashmë dhe shtetet do të nisin lehtëimin gradual të masave.

Rreth 43 mijë persona kanë humbur jetën nga koronavirusi dhe rreth 800 mije janë infektuar.  

Ndërkohë kreu i Organizatës Botërore të shëndetësisë, Tedros Adhanom duke iu përgjigjur presidentit amerikan kritikat për mungesë transparence, paralajmëroi shtetet që të mos nxitohen me lehtësimin e masave, pasi ky virus është i paparashikueshëm.

TEDROS ADHANOM GHEBREYESUS

KREU I OBSH

‘nuk i kemi  fshehur asgjë amerikës që nga dita e parë. Pas numrave dhe bilanceve ne shohim njerëz, jetët e tyre, prandaj i kemi paralajmëruar të gjitha shtetet se ky virus është i rrezikshëm, është një djall që të gjithë duhet ta luftojmë. Dhe zgjidhja që ne propozojmë është bashkim i fortë kombëtar, të gjithë duhet ta luftojnë këtë pandemi. Kemi nevojë për solidaritet botëror, pa këto të dyja, na besoni, më e keqja akoma nuk ka ardhur, le ta parandalojmë këtë tragjedi, është një virus që shumë njerëz ende nuk e kuptojnë.”

Ndërkohë në Europë kurba e vdekjeve dhe infeksioneve të reja me covid 19 në shtetet më të goditura, ka rënë ndjeshëm krahasuar me kulmin e shpërthimit. Qeveritë po ndërmarrin hapa të kujdesshëm drejt lehtësimit të masave kufizuese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *