Një ngjarje tronditëse është shënuar në Podujevë të Kosovës.

Nëna ka ndihmuar vajzën e saj vetëm 19-vjeçe që të abortojë në shtëpi në muajin e shtatë. Këtë krim, nënë e bijë e kanë kryer në banjon e banesës dhe dyshohet se foshnja ka rënë brenda në tualet

Rasti u zbulua pas komplikacioneve që pati vajza, e cila më pas kishte kërkuar ndihmë mjekësore në Urgjencën e spitalit.

Rastit të cilit i referoheni, ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e dy personave (të gjinisë femërore), për shkak të dyshimit se të njëjtat kanë kryer veprat penale “Vrasja e foshnjës gjatë lindjes” dhe “Ndihma në vrasjen e foshnjës gjatë lindjes”, sipas KPRK-së”, tha zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.

Pas zbulimit të rastit, nënë e bijë janë arrestuar nga policia./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *