Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mesdhe, ku një vajzë adoleshente nga Irani u përdhunua dhe u mbyt nga një bashkatdhetar i saj në një varkë me emigrantë.

Më pas, anija me të cilën ndodheshin u fundos  me autorin që i mbijetoi aksidentit që rezultoi në dhjetëra të vdekur në brigjet e Italisë.

Sipas mediave italiane, të mbijetuarit pretenduan se burri e kreu aktin e tmerrshëm pasi pa gruan dhe vajzën e tij të mbytur, duke nxjerrë tërbimin e tij mbi vajzën e pafuqishme 16-vjeçare.

Adoleshentja u përdhunua dhe u vra para nënës së saj të tmerruar nga 27-vjeçari dhe varka u fundos, raportoi agjencia e lajmeve AGI, duke cituar një hetim policor.

Burri është arrestuar më pas si i dyshuar për vrasjen e vajzës. Nëna e vajzës, sipas Daily Mail, i mbijetoi aksidentit dhe raportoi vrasjen e vajzës së saj në polici.

Vetëm një duzinë njerëz u shpëtuan nga anija, për të cilën zyrtarët besojnë se po transportonte rreth 70 persona, duke përfshirë më shumë se një duzinë fëmijë.

Një nga të mbijetuarit vdiq më vonë dhe më shumë se gjysma e trupave janë gjetur. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *