INSTAT po publikon të dhënat e Censusit të zhvilluar sëfundmi duke pasqyruar gjendjen e popullsisë në vend, atë të përbërjes së familjeve si edhe detaje të tjera që do të publikohen në vijim.

Paraprakisht raportohet se në Shqipëri jetojnë 2 402 113 banorë, të cilët përbëjnë 755 950 familje, me madhësi mesatare 3.2 anëtarë për familje, të cilët jetojnë në 1 082 529 banesa të zakonshme.

Lexo edhe :

Related Posts

Vihet re në tkurrje e ndjeshme e familjes në Shqipëri, ku numri mesatar i banorëve për një familje ka zbritur në 2023 në 3.2 anëtarë nga 3.78 anëtarë që ishte në Censusin e fundit.

Sipas këtyre të dhënave duket qartë që një familje mesatare shqiptare përbëhet nga prindërit dhe një fëmijë duke pasqyruar kështu edhe uljen e ndjeshme të lindshmërisë. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *