Ivan Balliu Campeny do të luajë në Kampionatin e tij të parë Evropian. Dhe ai, si të gjithë shokët e ekipit të tij, është i emocionuar për debutimin e afërt kundër Italisë në Dortmund këtë të shtunë.

Balliu ka dhënë një intervistë për mediat spanjolle, ku është ndalur te sfidat e Shqipërisë dhe shanset për kualifikim.

“Është shumë e vështirë, ka thënë ai, Spanja, në parim, duhet të dalë e para. Italia nuk ka qenë në garë vitet e fundit, por po luan më mirë. Dhe Kroacia, nëse shikoni se çfarë bëjnë. Duhet të jemi realistë për vështirësinë”

Balliu foli edhe për mbështetjen e tifozëve, e cila do të jetë ndihmë e madhe për kombëtaren.

“Kudo që kemi luajtur, tifozët tanë mbushin tribunat dhe kjo do të na ndihmojë shumë për të arritur diçka dhe shpresojmë se mund të përfundojmë si të dytët ose të tretët”, u shpreh Balliu.

“Nuk jemi një skuadër që duam të luajmë gjithçka nga pas, por të jemi me linja shumë të ngushta, shumë kompakte, hapësira mbyllëse dhe të kërkojmë kundërsulmin”, tha futbolisti. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *