Subscribe

Të dielën e fundit të qershorit aksi Thumanë-Kashar do të jetë i hapur për qarkullim për përdoruesit e mjeteve.

Në këtë autostradë do të lejohet lëvizja me shpejtësi deri në 130 km/h.

“Segmenti do të dorëzohet të dielën, në orën 19:00. Këtu jemi në pikën fundore, jemi në nyjën e Kasharit. Aktualisht po bëhen vijëzimet, detajet e fundit. Nyja është totalisht e përfunduar. Po shikoja sot një raport për të parë të gjithë ecurinë e punimeve dhe pjesa e autostradës, pra rruga e re e ndërtuar, mbi 21 km që kemi si kategori A, është e përfunduar. Tashmë është vetëm çështje pastrimi apo ndonjë sinjalistike, ndërkohë që mbeten ende për të përfunduar rrugët kryesore”, tha ministrja Belinda Balluku.

Aksi Thumanë-Kashar do të jetë me pagesë për përdoruesit e rrugës. Ata që nuk duan të paguajnë tarifën, do të kenë mundësi të përdorin rrugë dytësore, punimet për të cilat po ashtu janë drejt përfundimit.

“Janë rreth 16 km rrugë dytësore, janë përfunduar 90% e punimeve dhe 10% do të përfunojë në ditët në vijim. Nuk mund të kemi sistemin e pagesës nëse vepra nuk përfundon 100%. Kjo është kontrata dhe do t’i mbahemi kësaj kontrate. Të gjithë drejtuesit e automjeteve do të kenë të drejtë të zgjedhin rrugët e shpejtësisë mbi 130 kilometra në orë me pagesë apo rrugët dytësore të cilat do të jenë të disponueshme pa asnjë lloj pagese”, tha ajo.

Aksi Thumanë-Kashar pritet të lehtësojë trafikun, ndërsa në ditët e para të qarkullimit do të ketë prezencë të shtuar të policisë, për të shmangur aksidentet. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *