Mirlind Daku, ka kërkuar falje për thirrjet e tij bashkë me tifozët pas barazimit 2-2 kundër Kroacisë.

UEFA po heton “sjelljen e supozuar të papërshtatshme” të Dakut, i cili iu drejtua tifozëve kuqezi me megafon pas ndeshjes në Hamburg.

Lexo edhe :

Related Posts

 “Të kërkosh falje është burrërore dhe e ndjej detyrim moral dhe profesional për të gjithë ata që janë lënduar”, tha Daku.

“Si çdo futbollist, në ato momente emocionet janë në një nivel tjetër, që mund të kuptohen vetëm në fushë. Është e vështirë të përshkruash ndjenjën e të luajturit për këtë kombëtare, për këta tifozë të mrekullueshëm që na dhurojnë dashuri të pakufishme”, tha ai.

“Më falni nëse ofendova dikë pas ndeshjes me Kroacinë, efekti i lojës bën të vetën”, shtoi Daku në një deklaratë në rrjetet sociale.

“Unë vazhdoj të punoj së bashku me të gjithë grupin për ëndrrat tona”, u shpreh futbollisti.

Serbia kërcënoi të tërhiqej nga Euro 2024 për shkak të thirrjeve mes tifozëve të Kroacisë dhe Shqipërisë në ndeshjen e tyre dhe UEFA ka hapur një hetim për këtë çështje. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *