Forcat e policisë kanë gjobitur me 700.000 lekë një person që theu rregullat e vetëkarantimit. Ai ishte kthyer nga vendet e prekura, por nuk kishte qëndruar 2 javë në karantinë, ashtu siç është kërkuar.

 

Po ashtu janë evidentuar 33 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti.

 

Ndëshkimit nga ana e policisë nuk i kanë shpëtuar as këmbësorët. Gjatë 24 orëve të fundit janë gjobitur me 10.000 lekë 223 shtetas.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *