Policia e Dibrës ka arrestuar një 36-vjeçar, pasi akuzohet për kultivim të lëndëve narkotike.

Blutë bëjnë me dije se në pranga ka rënë Mentor Hida, i cili brenda një zone të pyllëzuar, kishte  kultivuar dhjetëra bimë kanabisi, të cilat u asgjësuan me anë të djegies, si dhe janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, mjete të ndyshme pune që shërbenin në këtë aktivitet kriminal.

Po ashtu, policia ka proceduar penalisht edhe kryeplakun e fshatit Selishtë

“Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar “Territor i Pastër”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër,  kanë intensifikuar kontrollet në terren, duke u bazuar në inteligjencën policore dhe në hetime proaktive.

Në këtë kuadër, si rezultat i një hetimi proaktiv i ndjekur prej disa muajsh, u godit një rast i kultivimit të bimëve narkotike dhe u arrestua në flagrancë shtetasi M.H., 36 vjeç, banues në fshatin Selishtë.

36-vjeçari, brenda një zone të pyllëzuar, kishte  kultivuar dhjetëra bimë kanabisi, të cilat u asgjësuan me anë të djegies, si dhe janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, mjete të ndyshme pune që shërbenin në këtë aktivitet kriminal.

Gjithashtu, për këtë rast  u referuan materialet në  Prokurori, ku nisi procedimi penal për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasit H.L., kryeplaku i fshatit Selishtë dhe H.K.,  specialisti i pyjeve në këtë fshat”, njofton policia.

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të bashkëpunëtorëve të tjetë, të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *