Subscribe

98 shqiptarë kanë mbërritur mesditen e te henes në Rinas, pasi janë riatdhesuar nga Bari, ku kishin mbetur të bllokuar prej disa javësh për shkak të mbylljes së kufijve si pasojë e COVID-19. Ndërkohë që pasdite do të vijë avioni i dytë me 132 persona nga Roma.

Qytetarët shprehen se kishin bërë kërkesën prej kohësh për tu kthyer në Shqipëri, por për shkak të situatës ishin vonuar procedurat. Ata kanë paguar 100 euro biletën e avionit, ndërkohë që janë të detyruar që të paguajnë edhe hotelin për 14 ditë qëndrimi në karantinim. Hoteli do tju kushtojë 7 euro në ditë, pasi 14 euro do të mbulohen nga qeveria.

Ditën e shtunë u riatdhesuan 155 shqiptarë nga Stambolli dhe Roma, ndërsa te djelen “Air Albania’ solli 134 persona nga Milano.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *