Dy shqiptarë janë arrestuar së fundmi në Itali, të akuzuar për trafik të lëndëve narkotike.

Ata ishin shpallur në kërkim në kuadër të një hetimi të gjerë me rreth 14 persona për trafik të drogës.

Të dy shqiptarët i kishin shpëtuar arrestimit nga policia, por ditën e djeshme u kapën nga një ekuipazh i policisë rrugore në seksionin Lucanian të autostradës A2 Mesdhetare, në zonën e Lagonegro dhe pavarësisht tentativës për t’u arratisur janë ndaluar dhe arrestuar nga policia./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *