Subscribe

Piktori i njohur pogradecar Anastas Kostandini i njohur edhe si Taso ka sjalle  ekspozitën e tij të tretë me vizatime.

Ekspozita u prit mjaft mire jo vetëm nga pogradecarët por edhe nga të ardhurit për pushime në qytetin liqenor.

Piktori thotë se vizatimet i ka të shumta dhe as 20% e krijimtarise se tij nuk është paraqitur në këtë ekspozitë.

Henri Shkurti i cili është kurator i kësaj ekspozite shprehet se Taso është një nga piktorët e rrallë për mënyrën si sjell punimet.

Në këtë ekspozitë janë shfaqur 74 punime në teknikën e vizatimit të cilat janë të shtrira në kohë jo vetëm në Pogradec por dhe qytete të tjera të vendit./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *