Trajneri Sylvinho dhe kapiteni Berat Gjimshiti kanë folur për mediat para sfidës së nesërme me Kroacinë.

Braziliani tha se Shqipëria luan ndaj ekipeve më të mira, por skuadra nuk do të heqë dorë deri në minutën e fundit.

Lexo edhe :

Related Posts

“Luajmë me ekipet më të mira, mësojmë nga këto ndeshje, do bëjmë më të mirën që mundemi, është gëzim që të luajmë kundër ekipeve, që kanë lojtarë të nivelit të lartë teknik dhe është e mrekullueshme që të luajmë më këto skuadra. Nuk do heqim dorë as në kohën shtesë, kjo është ajo çfarë do bëjmë. Ne e kemi respektuar Italinë dhe e kemi qenë në lojë deri në fund. Ndoshta nesër do të fitojmë, kushedi, por do jemi aty për të luajtur”, tha ai. /vizionplus.tv

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *