Austri-Turqi mbyll kuadrin e ndeshjeve te fazës së 1/8 të kampionatit europian. Është një duel realisht pa favorite, me dy ekipe simpatike të cilat janë të afta të prodhojnë një ndeshje të bukur, dinamike dhe me gola, nëse kemi parasysh atë që prodhuan në fazën e grupeve. Austriakët janë një befasi e bukur e këtij europiani.

E mbyllën grupin përpara Francës, Holandës dhe Polonisë. Janë një skuadër shumë agresive, fizikisht shumë mirë dhe mbi të gjrtha me një mjeshter në stol sikurse Ralf Rangnick. Kanë një grup lojtarësh që u bë disa vite që luajnë bashkë, ndërsa spikasin Grilic, Zabice dhe Arnautovic. Lojtarët austriake pohuan në qëndrimet e tyre para ndeshjes se trajneri ralf ranjik ka punuar shumë edhe me penalltite gjatë këtyre ditëve.

Në krahun tjeter është Turqia e cila në formacion ka më shumë cilësi në organike, por nuk ka agresiviettin dhe shportin e lartë të sakrificës së asutraikave. Turqit kanë gjithsesi edhe një tjetër problem të madh, pasi i mungon për arsye pezullimi një prej mesfushorëve më të mirë në qarkullim sikurse Hakan Calhanoglu.

Ndaj sonte janë të detyruar t’i besojne talenteve si Ylldiz dhe Arda Gyler, me këtë të fundit që rikthehet pas një shqetësimi fizik që e la jashtë ndeshjes së fundit në grupe. Interesant fakti që Turqia nuk ka pësuar asnjë gol në 5 ndeshjet e fundit kundër Austrisë, ndeshje të cilat janë fituar në 4 raste nga ballkanasit dhe në një rast ka pasur barazim. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *