Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu ka reaguar për skandalin në Spitalin Onkologjik, gjë që ka sjellë jo pak reagime dhe tronditje të opinionit publik.

Për mjekët që u mohonin të drejtat e mjekimit pacientëve nga shteti dhe i orientotnin drejt privatit, do të merren masa dhe do u hiqet licenca. Këtë gjë e bëri të ditur vetë ministrja Koçiu, e cila më pas shtoi se Ministria e Shëndetësisë ka nisur një hetim administrativ, krahas atij që ka nisur prokuroria.

Lexo edhe :

Related Posts

“Është një akt dhe një sjellje që ka një përgjigje, ndëshkimin. Ministria e Shëndetësisë ka nisur hetim administrativ, krahas hetimit nga prokuroria.

Të gjithë ata mjekë që abuzojnë me detyrën dhe e trajtojnë jetën njerëzore si mall në treg do përballen me masa dhe do u hiqet e drejta e ushtrimit të profesionit nëse cënojnë figurën e profesionistëve të shëndetësisë.

Nga momenti i ngjarjes, kam dëgjuar mendime kritike dhe absurde siç ndodh jo pak herëqë vërtiten rreth aktit jo njerëzor si një moment për të rrëzuar investimet në Shëndetësi. Çdo qytetar që ka një eksperiencë të mirëfilltë në sistemin publik kanë eksperienca të shënetshme. Abuzuesit dhe jo profesionistët do marrin dënimin e merituar”, tha Koçiu.

Por kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi ka bërë fajtore kryesore vetë ministren, teksa i ka kërkuar asaj që pas këtij skandali të jap dorëheqjen./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *