Udhëheqësja e Tubimit Kombëtar, Marine Le Pen, e bëri të qartë të martën, përpara raundit të dytë të zgjedhjeve franceze, se qëllimi i saj është qeverisja e papenguar.

“Ne duam të qeverisim”, theksoi Marine Le Pen duke folur në mëngjes për rrjetin radiofonik francez France Inter.

E pyetur nëse partia e saj do të përpiqej të formonte një qeveri nëse nuk merrte shumicën në asamblenë kombëtare, Le Pen sqaroi se asaj do t’i duhej një shumicë absolute.

“Është e qartë se nuk mund të pranojmë të shkojmë në qeveri nëse nuk mund të veprojmë”, theksoi ajo.

Le Pen deklaroi gjithashtu se nuk do t’i bashkohet qeverisë dhe se nuk do të jetë presidente e asamblesë kombëtare. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *