Subscribe

Shqiptarët kanë një marrëdhënie të fortë me shtëpinë, krahasuar me shtetasit europianë. Teksa këta të fundit jetojnë me qira, shqiptarët janë pronarë të banesës së tyre.

Të dhënat më të fundit të Censit 2023 evidentuan se në total janë 1 milion e 80 mijë banesa, por 800 mijë prej tyre janë shtëpi me pronar, vetëm 8.8% jetojnë me qira dhe pjesa e mbetur ka marrëveshje tjetër banimi.

Të dhënat  nga Eurostat flasin se mesatarja europiane ku qytetarët janë pronarë të një shtëpie arrin në 70%.

Ndërsa Rumania dhe Shqipëria janë mbi këtë mesatare. Gjermania dhe Zvicra e kanë më të ulët statusin pronar të banesës.

Sa i përket karakteristikave të shtëpive, 47 % e tyre janë individuale, rreth 40%  janë apartamente në pallate dhe pjesa e mbetur janë banesa të veçuara.

Por censi i fundit evidentoi edhe një tjetër të dhënë e cila shpesh herë është objekt debati mes ekspertëve.

Nga 1 milion e 80 mijë banesa vetëm 726 prej tyre janë të banuara, pjesa tjetër është bosh. 33 % e banesa pa familje brenda është sërish një tregues që i kalon shumë vende europiane, të cilët këtë shifër e kanë nga 10 deri në 30%./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *