Subscribe

2030 është viti që Edi Rama premton ta shndërrojë Shqipërinë në Evropën e  Ballkanit kur bëhet fjalë për turizmin. Dhe këtë angazhim kryeministri e mbështet në projektet e mëdha të nisura në infrastrukturë nga rrugët, aeroportet dhe portet.

Pas hapjes së aksit Thumanë-Kashar në fund të qershorit dhe tunelit të Llogorasë në fillim të korrikut, kryeministri tha se brenda këtij viti pritet përfundimi i ndërtimit të aeroportit të Vlorës dhe projektimi për një tjetër aeroport, ai i Gjirokastrës.

Lexo edhe :

Related Posts

Në tablonë e kryeministrit për ta bërë të arritshme Shqipërinë turistike nga toka ajri dhe deti janë edhe portet ku sipas tij njëri prej tyre, ai i Limionit në Sarandë është bllokuar për shkak të një absurdi juridik siç e cilësoi Edi Rama.

“Jemi në pritje të përfundimit të një absurdi lidhur me Limionin e Sarandës, një absurd i natyrës le të themi juridike, po në fakt s’është i tillë, është shumë pranë letërsisë surrealiste, sesa letërsisë juridike”,u shpreh Rama.

Për 2024-ën, vit për të cilin pritshmëritë e qeverisë janë më shumë se 10 milionë turistë, qëndrimi i këtyre të fundit në vendin tonë do të lehtësohet edhe nga platforma e përditësuar digjitale “TEA”. Në brendësi të saj çdo i huaj por edhe vendas do të gjejë informacionet e nevojshme.

“Do të vazhdojë të përmirësohet apo të pasurohet më saktë më tutje edhe me një gjenerator të inteligjencës artificiale, i cili do t’i bëjë të mundur të gjithë turistëve dhe vizitorëve, që të bëjnë personalizimin e planeve të tyre të udhëtimit dhe po ashtu që të kenë në dispozicion harta 3D dhe ne kemi përfshirë një komponent që çdo vit bëhet më i pranishëm, që është komponenti aktivitetit të përditshëm kulturor dhe artistik, si një hapësirë që i ofron turistëve dhe vizitorëve mundësi përtej plazhit, diellit, rërës, ushqimit, hotelit”, tha Rama.

Rritja e kërkesës për të pushuar në vendin tonë kërkon më shumë burime njerëzore dhe për këtë arsye ftesa e Edi Ramës për shqiptarët e punësuar në hoteleri-turizëm, kryesisht në Greqi është të rikthen në vendilindje për rroga më të mira dhe lehtësi të tjera ekonomike. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *