Shqipëria do të jetë dy ditë në zi kombëtare për humbjen e kolosit të letërsisë shqipe Ismail Kadare, i cili u nda nga jeta në moshën 88-vjeçare ditën e djeshme.

Sipas VKM-së së firmosur nga kryeministri Edi Rama, në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike, sot dhe nesër flamuri është ulur në gjysmë shtizë.

Lexo edhe :

Related Posts

Kadare do të përcillet nesër në banesën e fundit me ceremoni shtetërore, ndërsa homazhet do të mbahen në mjediset e Teatrit të Operës dhe Baletit nga ora 09.00-11.00 dhe nga ora 11.30 deri në 12.30. Ndërkohë në orën 13.00 të së mërkurës çdo veprimtari do të ndërpritet dhe do të mbahet një minutë heshtje në nder të kolosit të letrave shqipe.

Televizioni shtetëror gjatë kohës së homazheve do të transmetojë muzike funebre, ndërsa për organizimin e homazheve është ngritur një komision i posaçëm shtetëror.

“–Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike të ulet flamuri kombëtar në gjysmështizë.

–Homazhet publike dhe ceremonia shtetërore të organizohen në  mjediset e Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor në Tiranë, nga ora 09:00 deri në orën 11:00 ditën e nesërme, ndërsa të Mërkurën nga ora 11:30 deri në orën 12:30.

–Në orën 13:00 më datë 3 Korrik, në nderim të personalitetit të shquar të letrave shqipe do të ndërpritet çdo veprimtari dhe do të mbahet një minutë heshtje.

–RTSH-ja, gjatë kryerjes së homazheve të transmetojë muzikë funebre”, thuhet në VKM-në e firmosur nga kryeministri Edi Rama./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *