Administrata Biden do të furnizojë Ukrainën me armë dhe municione me  vlerë 150 milionë dollarë, duke përfshirë interceprotët e mbrojtjes Hawk dhe municione artilerie 155mm, raportoi Reuters duke cituar dy zyrtarë amerikanë.

Paketa e ndihmës pritet të shpallet të hënën, sipas zyrtarëve, të cilët folën në kushte anonimiteti.

Shtetet e Bashkuara filluan dërgimin e paketave përgjuese Hawk në Ukrainë në vitin 2022, për të përmirësuar sistemet e saj të raketave të mbrojtjes ajrore Stinger, një sistem më i vogël, me rreze më të shkurtër veprimi.

Nga ana tjetër, edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), ka miratuar një këst prej 2.2 miliard dollarësh për të mbështetur buxhetin e Ukrainës.

FMN-ja e bëri të ditur lajmin në faqen e saj të internetit.

Në deklaratë thuhet se bordi i drejtorëve të Fondit përfundoi dje rishikimin e katërt të programit për Ukrainën (EFF) dhe vendosi të ndajë fondet.

Në fakt, FMN beson se, pavarësisht kushteve të vështira, rezultatet e Ukrainës në kuadër të programit EFF janë pozitive./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *