Shqipëria do të përballet mbrëmjen e nesërme me Spanjën, teksa Ivan Balliu, i cili luan në La Liga, ka vlerësuar kundërshtarët iberikë.

Në një intervistë për “Mundo Deportivo”, Balliu ka folur veçanërisht për talentin Lamine Yamal.

“Lamine Yamal është i pabesueshëm dh eta mendosh që është vetëm 16 vjeç. Këtu e diskutuam me ekipin dhe thamë “ uau, në moshën 16 vjeç, çfarë po bën? Lamine është pothuajse një nga lojtarët më të mirë në botë në këtë moshë, kështu që imagjinoni të ardhmen që ai ka”, tha Balliu.

Lojtari i Rayo Vallecano-s ende nuk ka debutuar në këtë Europian , ndonëse bën me dije se këtë do ta bëjë kundër Spanjës, shteti ku ka lindur. Dhe dueli i tij i parë mund të jetë kundër Lamine Yamal ose Nico Williams, lojtarë që ai tashmë i njeh nga La Liga, megjithëse ka mundësi që të dy të pushojnë pasi Spanja është kualifikuar.

“Ata janë aq të shpejtë sa gjejnë hapësirë ​​pas tyre. Janë dy lojtarë shumë të ekuilibruar dhe të vështirë për t’u ndalur”, u shpreh lojtari kuqezi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *