Princeshë Diana, ose ‘mbretëresha e zemrave’ siç e quanin, do të festonte sot 63 vjetorin e lindjes.

Ajo lindi më 1 korrik 1961 dhe sot do të ishte një grua që do të ushtronte detyrat mbretërore, nëse aksidenti tragjik nuk do t’i merrte jetën. Diana ishte bashkëshortja e mbretit të sotëm të Anglisë, Charles III dhe nëna e dy princave William dhe Harry.

Si u takua me princin

Diana u takua për herë të parë me Charles, Princin e Uellsit, kur ishte 16 vjeç, në nëntor 1977. Marrëdhënia mes Dianës dhe Charles u bë më serioze kur ai e ftoi atë në një udhëtim me jaht në qytetin e Cowes.

Charles i propozoi martesë në vitin 1981, Diana pranoi, por ata e mbajtën të fshehur fejesën nga publiku për dy javët e ardhshme.

Kur u fejua me Princin Charles në vitin 1981, ajo punonte si asistente e mësueses në kopsht. Në të njëjtin vit, ajo u martua me Charles dhe u bë anëtarja më e njohur e familjes mbretërore britanike. Dasma e tyre u zhvillua në Katedralen e St. Pavla, dhe më shumë se 750 milionë njerëz e ndoqën ceremoninë në ekranet e vogla.

Si Princesha e Uellsit, Diana ndërmori disa detyra mbretërore në emër të Mbretëreshës dhe e përfaqësoi atë në funksione në të gjithë Commonwealth. Ajo u bë e njohur në media për qasjen e saj jo konvencionale ndaj punës humanitare. Në vitet’80 dhe ‘90, Diana, Princesha e Uellsit, ishte gruaja më e njohur dhe më e fotografuar në botë.

Edhe 27 vjet pas vdekjes së saj, Diana është tepër popullore. Nuk kalon një ditë pa u shfaqur një artikull për të në mediat britanike dhe imazhi i saj vazhdon të shfaqet në suvenire dhe postera gjatë ngjarjeve mbretërore./living

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *