Subscribe

 

Duke filluar prej muajit të ardhshëm thuajse gjysma e punonjësve të administratës do të përfitojnë nga rritja e pagave.

Eduarta Gjokutaj, ekspert ekonomie, than ë emisionin “E-ZONE” në Vizion Plus se rritja nuk duhet të ishte bërë uniforme, por duhej bazuar në meritokraci.

“Do thoja që paga në tendencën e vet mund të quhet konkuruese në qoftë se plotësohet edhe me element të tjerë dhe këtu kam parasysh efektivitetin e kostos së saj në ekonomi, në buxhet dhe në performancë.

Nuk kemi parë në fakt nga ajo që është prezantuar deri tani, një analizë se si kjo është reflektuar bazuar mbi perfomancën apo jo, pasi kemi një rritje uniforme e bërë pa konsultim. Nuk dimë sa do të jetë e lidhur kjo me ngushtimin e korrupsionit dhe si do të ndikojë tek efekti i meritokracisë, që duhet të ishte kryefjala e kësaj”, tha ai.

Gjokutaj theksoi ndër të tjera se rritja duhet të ishte bërë në mënyrë graduale, që most ë kishte një goditje të madhe në buxhet.

“Në vetvete është një hop në rritjen e saj edhe pse do thoja që brenda lajmit të mirë duhet të kishte një rritje graduale tëp agave, që as buxheti të mos kishte këtë lloj goditjeje, e cila prek politika të tjera. Por nga ana tjetër ka edhe atë qasjen që në pritshmëritë që duhet të jenë është rritje e cilësisë së administratës”, u shpreh Gjokutaj,i teksa sqaroi edhe sa është përfitimi real nga rritja e pagave.

“Pagat e ulëta, ato që po rriten më pak, kanë një impact më të madh nga taksa e inflacionit. Në analizën që kemi bërë në raport të rritjes së pagës me taksën e punës, ku përfshihet tatimi mbi pagën dhe tatimi mbi sigurimet shoqërore, pagat janë rritur në nivelin 13-14% në 2023-2024, ndërkohë që taksat e punës janë rritur 12%mesatarisht. Pra 1% është neto efekti i asaj çfarë ngelet”, tha ai. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *