Cristiano Ronaldo bëri histori pasi me pjesëmarrjen e tij në Euro 2024 u bë lojtari i parë që ka luajtur në 6 euro. Ai tashmë është i pari në paraqitje në fazën finale (25) dhe në gola duke numëruar 14!

Cristiano Ronaldo e filloi karrierën e tij në Euro 2004 në Portugali. Loja e tij e parë dhe goli erdhi në premierën ndaj Greqisë.

Sulmuesi portugez ka shënuar në të 5 Europianët e mëparshme që ka luajtur. Në vitin 2004 ai shënoi 2 gola, ndërsa gjeti rrjetën në 2008 (1), 2012 (3), 2016 (3) dhe 2020 (5), duke përfunduar si golashënuesi më i mirë bashkë me Patrik Schik të Republikës Çeke.

Ndërkohë, Roberto Martinez përfshiu Pepe në formacionin e Portugalisë, me 41-vjeçarin që u bë lojtari më i vjetër në historinë e Europianëve  me 41 vjet e 113 ditë.

Portugezi theu rekordin e mbajtur nga ish-portieri i Hungarisë, Gabor Kiraly, i cili ka luajtur në një kampionat evropian në moshën 40 vjeç e 86 ditë. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *