Subscribe

Punimet artizanale ndoshta nuk janë në modë, por kurrë nuk e kanë humbur bukurinë. Kur u duk se tradita u zbeh, ajo ka nisur të rigjallërohet. Qëndistaria po kthehet  sërish në modë duke tërhequr në këtë mënyrë edhe vëmendjen e të rinjve.

“Kam gati një muaj e gjysmë që e bëj në shkollë, por më ka mësuar dhe gjyshja më parë se si ta bëj. Në fillim është pak e vështirë”, tregon njëra nga vajzat.

“Në e kam pas shumë dëshirë sepse më pëlqejnë shumë punët me dorë”, shprehet nxënësja.

“Në kam mësuar 6 vjeç të qëndis më ka ndihmuar mami, dhe tani që jam rritur kam mësuar shumë , kemi gati një muaj  që e bëjmë në shkollë. është një formë arti ndaj më pëlqen shumë”, thotë një vajzë.

Në Muzeun Etnografik të Elbasanit prej 4 vitesh organizohen kurse me të rinj të cilët mësojnë traditën e bukur shqiptare.

Në fillim kemi punuar me punimet me grep, pastaj me qëndistarinë. Është diçka shumë e bukur për nxënësit e shkollave që ta vazhdojnë ta ndjekin këtë si traditë. është shumë e rëndësishme që të përcillet tradita sepse kjo është diçka në humbje si punë”, shprehet Etleva Ahmati, artizane.

Me kujtime të bukura edhe nga gjyshet, vajzat kanë filluar ta duan qëndisjen, punimet me gjergjef, grepin apo tezgjahun. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *